VIDEO/ Historia e dhimbshme, si u përfshinë në aksident 2 familje që po ktheheshin nga pushimet

Top Story

Më 24 korrik të 2016, Irfan Hasani, nga Gjilani por me pasaportë zvicerane së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijë të mitur, po udhëtonin drejt Gjirokastrës, me një nissan të zi.

Në afërsi të Tepelënës, në kryqëzimin e fshatit Mashkullorë u përplasën kokë më kohë me një benz mercedes të bardhë në të cilin ndodheshin 7 anëtarë të një familje shqiptare që po ktheheshin nga pushimet dhe që drejtohej nga Hasan Dedaj.

Përplasaj rezultoi fatale për dy të mitur, Luan Hasani vetëm 2 vjec djali i familjes kosovare, ndërsa drejtuesi shqiptar humbi djalin e mitur 9 muajsh dhe bashkëshorten, Albana Hasani.

Nga këto 3 prej tyre u trasportuan me urgjencë në spitalin e Traumës, në gjendje shumë të rëndë, midis të cilët edhe dy anëtarë të familjes kosovare.

Burime per Top Story nga Spitali i Traumes bejne me dije se dy anetaret e familjes Hasani, kane qendruar vetëm tre dite ne kete spital dhe me pas jane transferuar jashte per trajtim me te specializuar.

Prokuroria nisi hetimet për të dy drejtuesit e automjeteve, por në 2017 pushoi hetimin për kosovarin Irfan Hasani, ndërsa kërkoi 5 vite burg për drejtuesin e Hasan Dedja si shkaktarë të aksidentit.

Top Story, pas disa përpjekjesh të shumta, mësoi nga policia e Kosovës se fatmirësisht kjo familje arriti të rikuperohej pa humbje të tjera, por nuk pranuan të përfshihen në këtë dokumentar për të rrëfyer historinë e tyre

E veshur me shumë të panjohura, për këtë aksident të rëndë me tre viktima aktualisht nuk ka asnjë fajtor. Ndonëse Hasan Dedaj, u dënuan fillimisht në qershor të 2018-ës me 6 muaj burg nga gjykata e shkallës së parë të Gjirokastrës, ai u shpall i pafajshëm nga Apeli i këtij qyteti vetëm 4 muaj më pas, më tetor 2018.

Back to top button