“Do vdesin 12 mijë veta nga COVID”, Nuk ndalet Berisha: Po fitoi Rama zgjedhjet e 25 prillit…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në një lidhje Skype sot tek emisioni “Opinion” ka paralajmëruar fatkeqësi të madhe nëse Edi Rama fiton zgjedhjet e 25 prillit duke marrë kështu mandatin e tretë.

Teksa ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani ka 1503 të vdekur nga Covid në vendin tonë, Berisha hiperbolizon duke thënë se në 6 muaj kanë vdekur 6 mijë vetë.

“Viti që jemi, nëse nuk ikën ky nga pushteti, do vdesin 10 deri në 12 mijë veta. Sepse për 6 muaj kanë vdekur 6 mijë nga covidi,” u shpreh ai.

Ky parashikim ogurzi i Berishës nuk mbështetet mbi ndonjë fakt, por të bësh politikë me viktimat e Covid-it është makabre.

Nuk është hera e parë që Berisha bën publike Fake News për të sulmuar kundërshtarët

Back to top button