Akt terrorist? Misteri i tragjedisë në Bullgari, kush është i mbijetuari i 8 që u zhduk pas përplasjes së autobusit

Edhe pse fillimisht u fol për 45 të vdekur në tragjedinë e Bullgarisë, ku një autobus më shtetas nga Maqedonia e Veriut shpërtheu në flakë, autoritetet raportuan zyrtarisht se bëhet fjalë për 44 viktima.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Emir Hamzai, në një lidhje për emisionin “Zona Zero” u shpreh se mbetet ende mister personi i tetë që i mbijetoi tragjedisë.

Sipas tij, ishin 52 udhëtarë në listë dhe janë gjetur 44 kufoma, ndërsa nuk dihet ende personi i tetë i cili rezulton se është gjallë.

“Ishin 52 udhëtarë, janë gjetur 44 kufoma, ku është personi i 8 mbetet ende enigmë. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, pasi të përfundojë krahasimi i mostrave të ADN-së do të jepet edhe shifra. Ose dëshmitari ka dhënë informacion gabim, ose udhëtarët janë shkëmbyer në autobus, do të bëhen kontrollet në pikat kufitare. Dyshohet se është një person nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk ka informacion ende të plotë. Autopsia tregon se kanë vdekur nga asfiksimi dhe jo nga përplasja, ndërsa shkaqet do të jepen nga analiza. Janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se është një akt terrorist”, tha gazetari.

Sipas autoriteteve në Maqedoninë e Veriut,  12 fëmijë ishin mes viktimave të aksidentit të rëndë

Back to top button