“Gocat shqiptare janë shumë të bukura”/ Të rinjtë braktisin Shqipërinë, por të huajt kanë gjetur “parajsën”: Pak punë dhe shumë qejf

Në një kohë ku shumë të rinj braktisin Shqipërinë për një jetë më të mirë nëpër botë, rrëfimet e tre të huajve që jetojnë në vendin tonë na provojnë të kundërtën.

Ata kanë ndërtuar jetët e tyre në Shqipëri, dhe shprehen më se të kënaqur nga vendi ynë, nga mundësitë që u janë ofruar dhe nga mikpritja shqiptare.

Të tilla janë historitë e suksesit të Tugayt nga Turqia, të Allas nga Rusia dhe të Robertës nga Italia.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re”, ata rrëfejnë për eksperiencat e tyre në Shqipëri, për vështirësitë me të cilat u përballën në fillim dhe për përshtypjet që i kanë lënë shqiptarët.

Alla Simacheva nga Moska e Rusisë ka 12 vite që jeton në vendin tonë. Ajo është trajnere jete (life coach) dhe thotë se arsyeja që erdhi në Shqipëri ishte dashuria, pasi ajo u martua me një shqiptar ( me të cilin tashmë janë ndarë).

“Kam 12 vite këtu. Arsyeja që erdha këtu ishte martesa me një shqiptar, e cila tashmë është përfunduar. Dashuria me Shqipërinë vazhdon. Unë këtu kam punën time“, u shpreh Alla.

Ndër të tjera ajo thotë se eksperienca e saj e parë me Shqipërinë ishte tronditëse, pasi kushtet në Shqipëri 12 vite më parë nuk ishin siç janë sot.

“Nuk kisha dëgjuar asgjë për Shqipërinë. Vetëm vendndodhjen dija. U shokova në fillim kur erdha, sepse aeroporti ishte i vjetër. Gjërat e vjetra ishin të prishura”, tha Alla.

Biznesmeni turk, Tugai Atic jeton prej 6 vutesh në Shqipëri dhe thotë se vendi ynë ka shumë të përbashkëta me Turqinë.

“Kisha dëgjuar shumë gjëra për Shqipërinë. Vetëm gjuha është ndryshe, kultura është njësoj. Jemi shumë afër si vende. Më pëlqen shumë Shqipëria. Para 5 dhe 6 vitesh ishte më mirë tregu dhe thashë pse mos sjell diçka nga Turqia në Shqipëri”, u shppreh Tugay.

Ai thotë se i pëlqen shumë muzika shqiptare.

“Më pëlqen shumë muzika shqiptare. Noizy i preferuari im, edhe Ledri Vula.”

Sigurisht biznesmeni turk thotë se vajzat shqiptare janë shumë të bukura.

“Gocat shqiptare janë shumë të bukura. Njerëzit shikojnë telenovelat turke dhe thonë që turket janë të bukura , por duhet të shikoni nëpër rrugë dhe lagje. Në Shqipëri gocat ne fshat janë shumë të bukura”, tha  Tugay.

E kënaqur shprehet nga jeta në Shqipëri edhe dermoestetistja italiane , Roberta Zaninoni e cila jeton në Durrës prej 9 vitesh.

“Gati 9 vite. Jetoj në Durrës, në det. Unë kam ardhur për dashurinë. Kam burrin italian, ai kishte punën këtu prandaj erdhëm. Në fillim nuk dija. Goca ime nuk donte. Isha mërzitur shumë. Por për familjen thash do bëj një sakrificë. Jam e kënaqur në Shqipëri.

Kam shoqëri shumë të mira këtu, plus puna ime më ka lidhur këtu. Për mua shtëpia është Durrës. Për shqiptarët  bananet ishin 200 lekë, për mua 400 lekë. Pra racizëm portofoli.  Unë kam më shumë miq shqiptarë”, u shpreh italiania.

Ajo çka e ka habitur për kulturën shqiptare është  se shqiptarët rrinë shumë orë në kafe, dhe se i kushtojnë shumë rëndësi argëtimit.

“90% e jetës tonë  është puna  10% është argëtim,  dhe këtu është ndryshe. Ku punojnë gjithë këta njerëz që i shihja në kafe në orën 10“, tha Roberta.

Roberta Zaninoni

Roberta Zaninoni

Roberta Zaninoni

Roberta Zaninoni

Roberta Zaninoni

Alla Simacheva

Alla Simacheva

Alla Simacheva

Back to top button