Ja 52 ‘komandosët e parë të Kosovës” që u stërviten nga ushtria e Shqipërisë – të prirë nga Sali Çekaj!

Kanë kaluar disa vite prej kur e kam botuar një histori të shkurtër me emrat e 52 ushtarëve të parë të UÇK-së të stërvitur në Shqipëri, sipas një marrëveshje paraprake, e bërë në atë kohë nga LDK-ja që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova dhe presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia.

Shqipëria ende nuk i kishte dhënë fund komunizmit, por ishte hapur për shqiptarët e Kosovës, edhe pse nuk mund të udhëtohej drejtpërdrejtë nga Kosova, por kryesisht nëpërmjet Maqedonisë, dhe Malit të Zi.

Në vazhdimësi ka pasur një debat për të marrë autorësinë e formimit të UÇK-së. Por, ishin disa momente historike, në të cilat e majta nuk ishte e përfshirë në proceset në Kosovë, dhe këtu nuk ekzistonte, meqë që të gjitha partitë politike që u formuan ishin të deklaruara të djathta e liberale.

Derisa të gjitha partitë që vepronin në Kosovë këtë e bënin në mënyrë legale, ishin disa formime kuazi partiake jashtë vendit, të cilat kishin një traditë formimi politik, por ishin të majta, dhe mbështeteshin në marksizëm-leninizëm dhe enverizëm, edhe pse ky nuk ka arritur të krijojë ideologji, por vetëm të aplikojë në trajtat më ekstreme atë ideologji.

I gjithë konflikti u rrit ashpërsisht në luftë, për shkak se mbështetja për lëvizjen e majtë mori hov. Ky grup ende nuk kishte hequr dorë nga enverizmi edhe formalisht, deri në kohën kur i dërguari i SHBA-së, Riçard Hollbruk, i vizitoi zonat e luftës. Nga videoja e takimit ku u prit nga Lum Haxhiu, Hollbruku, që shoqërohej nga Fehmi Agani, nënkryetar i LDK-së, ushtarët përshëndeteshin me grushtin partizan.

Ky është një përvijim i shpejtë për të treguar se ndarja u shkaktua nga ideologjia e majtë, ndërsa LDK-ja nuk paraqiste ideologji, por vepronte si lëvizje për liri, pavarësi dhe demokraci.

Superheronjtë që mundohen t’i nxjerrin ish njerëzit e LPK-së, zakonisht kanë pasur një devijim në rrugëtim. Në fakt edhe vetë LPK-ja do të ndahej, në degën e Gjermanisë në krye me Ibrahim Kelmendin, dhe në atë të Zvicrës, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi e të tjerë, të cilët formuan edhe Shtabin e UÇK-së me bazë në Rogner, hotel në Tiranë, dhe krijuan Drejtorinë e UÇK-së me Hashim Thaçin. Ky krah ia doli që të merrte meritën e udhëheqjes së UÇK-së, madje ia dolën që me këmbëngulje Rugovën ta zhvendosnin si njeriun e dytë, dhe Thaçi t’i printe delegacionit në Rambuje, porse marrëveshja u nënshkrua nga tre përfaqësues shqiptar, nga Rugova, Thaçi dhe Qosja, ndërsa pala serbe nuk e nënshkroi.

Pavarësisht spekulimeve janë dy heronjë të jashtëzakonshëm kombëtar, që do të lindin nga stërvitjet në Surel të Shqipërisë, Sali Çekaj udhëheqës i Grupit të parë dhe Adem Jashari si udhëheqës i Grupit të dytë, edhe pse sa i përket pozicioneve udhëheqëse këtu, vështirë se mund të thuhet, sepse ato ishin grupe që stërviteshin nga ushtarakë të Shqipërisë, dhe ende nuk kishin detyra.

Sali Çekaj do të shquhej me rolin e tij në fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, në thyerjen e kufirit Shqipëri-Jugosllavi në Koshare, me forcat që ishin stërvitur nga Qeveria e Kosovës dhe ushtarakët e angazhuar dhe që paguheshin prej saj.

Dhe anëtar i grupit të dytë Adem Jashari do të shquhet si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb.

Pas përfundimit të stërvitjeve, si duket për shkak të dekonspirimit të projektit, si udhëheqës i tyre do të bëhej Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri. Nisur nga kjo, dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn, dhe ai vetë do të udhëhiqte grupin e Drenicës.

Pjesë e këtyre stërvitjeve në grupin e parë ishte edhe Zahir Pajaziti, të cilit më vonë i atribuohen si drejtues i “Grupit të Llapit”.

Lista zyrtare e emrave:

Grupi parë:

Sali Çekaj
Zahir Pajaziti
Ahmet Hoxha
Bashkim Leci
Zymer Lulaj
Kadri Gubetini
Ismet Çerkini
Artan Gjini
Arsen Hamiti
Fatmir Racaj
Ibush Metushi
Agron Tushi
Fatmir Fejzullahu
Hysni Mehmeti
Afrim Zena
Hysen Agushi
Vehbi Zeqiri
Besim Shehu
Ramiz Ramadani
Halil Halili
Rustem Teneqja
Ahmet Zeqiri
Rexhep Luma
Minush Luma
Sedat Osmani
Ramadan Pajaziti
Shemsi Krasniqi
Remzi Mehmeti
Selami Hasani
Agim Demnika
Ekrem Matoshi
Sami Hasani
Sami Vishi
Azbi Veliu
Ali Guri
Musa Shabani
Ajet Shala
Sejdi Sula
Milazim Myftari
Shaip Haziri
Fadil Begu
Mefail Vishi
Shemsedin Sulejmani
Milaim Gerbeshi
Rexhep Ilazi
Islam Visoka
Ilmi Topalli
Ylber Topalli
Xhevat Qerimi
Bashkim Thaçi
Bajram Kadriu
Shefqet Brajshori

Back to top button