Maja e Murgës, 7 mijë turistë shijuan mrekullinë mbi liqenin e Komanit

ër të apasionuarit pas natyrës Maja e Murgës është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ngjitja e një grupi të apasionuarish në Majën e Murgës, të cilët kanë shijuar bukuritë mbi liqenin e Komanit.

“Mirëmëngjes dhe me bukuritë që shtrihen mbi liqenin e Komanit, Maja e Murgës, destinacioni më i ri turistik i Pukës që këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë, ju uroj një fundjavë të qetë

Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka. E ndodhur në 600 metra lartësi, Maja e Murgës ofron pamje mahnitëse. Kjo hapësirë është tepër atraktive për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj.

Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, ju do të shijoni liqenin e Komanit në një tjetër këndvështrim. Pamja mbresëlënëse e liqenit të Komanit nga maja e Murgës konfirmon që bukuritë shqiptare i ka pikturuar natyra.

Back to top button