“Mbaje mend fjalën time”, Rama bën “paktin” me peshkatarin: Bëni delegacionin dhe do shkojmë në Senegal të takojmë presidentin

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qytertin e Durrësit ku ka prezantuar për peshkatarët buxhetin 2022.

Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se është mirë të hapet një shkollë për peshkatarët teksa ka patur sërish një paralajmërim pë ata që ndotin mjedisin.

Në një takim më një nga peshkatarët e qytetit Rama i ka premtuar se do ta çojë në Senegel për të takuar presidentitn por fillimisht duhet krijuar delegacioni.

“Dëgjo këtu tashi. Mbaje mend fjalën time, vetëm prej jush. Bëni delegacionin dhe do shkojmë në Senegal dhe do bëjmë marrëveshje atje që të hapni Senegali-Gana. Dakord? Bëni delegacionin, do shkojmë në Senegal, do takojmë presidentin e Senegalit.’- thotë Rama./ Gazeta Shqip

Back to top button