Mrekullia ndodhi, u deklaruan të vdekur, ky është çifti shqiptar që i shpëtoi aksidentit në Bullgari

Lulzim Sulejlmani dhe e fejuara e tij Medina Lutfiu janë mes pasagjerëve të mbijetuar ditën e sotme nga tragjedia shqiptare në Bullgari ku si pasojë e flakëve ndërruan jetë 45 persona, mes të cilëve edhe dy shoferët.

Çifti kishin udhëtuar drejt Stambollit bashkë me pjesën tjetër të turistëve me agjencinë Besa Trans pak ditë pas fejesës së tyre.

Ata janë dërguar në spitalin e Sofjes ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas autoriteteve bullgare 7 të mbijetuarit e tragjedisë janë rrezikut për jetën.

Mediat shkruajnë se  Lulzim Sulejmani nga Presheva, është i vetmi shtetas serb që ndodhej në autobusin e vdekjes nga Maqedonia e Veriut, i cili u dogj mbrëmë në autostradën për në Bullgari dhe që është në mesin e shtatë të mbijetuarve.

Ata po ktheheshin nga një udhëtim nga Stambolli, të dy në një spital në Sofje.

Fillimisht u tha se ai kishte humbur jetën, e më pas kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i tha ekskluzivisht se Sulejmani ishte gjallë, ashtu si edhe e fejuara e tij.

Mrekullia ndodhi, u deklaruan të vdekur, ky është çifti

Back to top button