“Më “mbytën” miq nga Kosova pse kam mbrojtur Albinin…”/ Reagon sërish Rama: Opozita të distancohet nga kjo shëmti

Ka reaguar përsëri kryeministri i vedit Edi Rama për dhunën e ndodhur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Teksa kujtojmë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është sulmuar, Rama ka bërë një reagim të dytë drejtuar forcës opozitare të Kosovës që të tërhiqen dhe distancohen nga kjo dhunë, ku ndër të tjera Rama e ka konsideruar të turpshme.

“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë!

Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme.

Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!”, shkruan Rama.

Back to top button