“Nuk u bë as dhëndër dhe as baba”/ Dy autopsitë që vërtetojnë dhunën e ushtruar ndaj shqiptarit në Greqi

Të dy autopsitë si ajo shqipatre dhe ajo greke cilësojnë se vdekja është shkaktuar nga goditja në kokë. Por ekspertiza greke nuk e cilëson se goditja në kokë është shkatuar nga mjetë i fortë jo prerës. Mjet ky që i ka shkatuar edhe plagë të tjera në trup.

Në këto kushte familjarët e Pëllumit janë drejtyuar shtetit grek duke kërkuar drejtësi për atë që i ndodhi djalit të tyre. Nga pala greke ju është kërkuar që të bëjnë durim se e vërteta do të zbardhet.
“Ne na u premtua nga prokuroria greke se do ta zbardhim të vërtetën gjithashtu edhe nga shteti shqiptar që do ta ndiqte cështjen. Por ka pesë vite që jo që nuk e zbardhi kush të vërtetën por fshehën edhe provat dhe e kanë mbyllur si cështje, si vrasje paautor.

Ne mbajtëm shpresa për 5 vite pasi gjithcka ka ndodhur në ambientet e policisë së shtetit. Ku ka kamera, ka dëshmitarë se ka patur edhe njerëz të tjerë aty që kanë punuar dhe është mbyllur si cështje pa autor” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj

Vdekja e Pëllumit është edhe më e rëndë për këtë familje pasi ai nuk mundi të bëhej dhëndër, nuk mundi të bëhej baba.

“Kemi qënë tu prit nga dita në ditë se ai mendonte për një vajzë. E donte dhe ja kishte shprehur edhe nënës së vetë. Kjo nuk u realizua edhe për këtë jemi edhe shumë të mërzitur se po të kishte edhe një fëmijë a dy fëmijë do të ishte edhe shumë më e lehtë edhe për ne” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj

Por familja e Pëllum Marnikolaj nuk është dorzuar. Ata vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për djalin e tyre. Kërkojnë që të zbardhet e vërteta që ju është premtuar.

“Ne kërkojmë të zbardhet e vërteta se cfarë ka ndodhur dhe pse ndodhi kjo ngjarje kaq e rëndë në një kohë që djali shkoi për të kryer detyrimin që i kishte vënë prokuroria greke” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj

“Kërkojmë që të zbardhet e vërteta se ajo që thonë nuk është e vërtetë dhe ne e dimë. Dhe ata e dinë, thjeshtë ne duam që të zbardhet e vërteta” Paola Marnikolja, motra e Pllum Marnikolaj
Duke lënë pas këtë histori të dhimbshme për familjen në fjalë, në mendje na vijnë disa skena dhune të bëra publike fillimisht në mendiat greke.

Back to top button