Po sikur SHBA të gabohet me Berishën? Basha i shmanget përgjigjes për posedimin e fakteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është i ftuar sot në Open në Top Channel ku foli për sitautën aktuale të selisë blu dhe marrëdhëniet me Berishën.

Kryedemokrati tregon se si mori vendimin e përjashtimit pas ultimatumit që mori nga SHBA.

“Vendimin e përjashtimit të Berishës e mora pas urdhrit nga SHBA për distancim nga Berisha. Kur vendosesh para një dileme të tillë, kjo është barra e lidershipit. Falë investimit tim politik dhe personal në përmasa që ndoshta s’do i bëja për veten time, një ultimatum i distancimit total nga Berisha u kthye në një vendim pezullimi.

SHBA nuk kërkoi pezullimin e Berishës nga grupi, ka kërkuar përjashtimin e tij nga Kuvendi dhe distancimin e partisë.

Produkti i investimit 2 muaj e gjysmë i imi pa mbështetjen e Berishës për gjetjen e një zgjidhje. Se PD më para kishte kërkuar zyrtarisht largimin e non-gratave të mëparshme, dhe prandaj vendosa pezullimin nga grupi deri në qartësimin e çështjes që Berisha e ka çuar në Francë.

Çdokush e ka të qartë, edhe Berisha e di se çfarë do të thotë mos të marrësh një vendim pas një ultimatumi dhe lajmi shumë të fortë: shpalljes non-grata nga SHBA. Nuk u nisa nga kënaqja apo pakënaqja e amerikanëve. Këtu kemi interesat personale të një njeriu dhe interesat e PD-së ,” tha Basha.

Back to top button