Saga e vr asjeve/ Del FOTO e vitit 2016, si u ekzekutuan brenda 2 vitesh miqtë Malko-Mihasi

Më 28 gusht 2019 vritet Santiago Malko. Dy vite më vonë të njëjtin fat ka edhe miku i tij, Erigers Mihasi.

Ky i fundit, bashkë me shokun e tij Armando Dumani, ekzekutohen me një breshëri plu mbash në zonën e Astirit teksa drejtonin një Audi A7.

Gazetari Eni Ferhati ka publikuar në News24 një foto të dy miqve të ngushtë Mihasi-Malko të bërë në vitin 2016. Ai tha se policia e Tiranës ka skedarë të qartë për dy grupet rivale, klanin Duka dhe mbështetësit e Ervis Martinaj.

Ndërkohë duke folur për pistën e hetimeve, eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vajza që i shoqëronte e dinte se Mihasi dhe Dumani ishin të paarmatosur dhe se kjo pistë mund të shihet më me vëmendje.

Ferhati: Bëhet fjalë për dy grupe që zotërojnë potencial të madh ekonomik si klani Duka, dhe grupi që njihet si mbështetës i Ervis Martinaj.

Viktimës, Mihasit i janë gjetur 2 mijë euro në xhep ditën ku u vr a. Jo çdokush lëviz me 2 mijë euro, më pas automjeti luksoz të cilin zotëronte.

Softa: Aty ka shumë elementë që mund të ndaloj. Ajo vajza që është në shoqërinë e tyre dhe më pas shkëputet, pavarësisht se gjeti një motiv, ajo e dinte shumë mirë që ata ishin të paarmatosur dhe çfarë rrugëtimi do të bënin dhe fakti që ata bëjnë ekz ekutimin dhe ishin të bindur se nuk do kishin reagim me armë është një nga pistat që mund të shihet me më shumë vëmendje. Mendoj që këto ngjarje kanë gjithmonë fillesa, shkaqe, kanë gjithmonë lidhje.

Saga e vrasjeve/ Del FOTO e vitit 2016, si u ekzekutuan brenda 2 vitesh

Back to top button