Shqipëria krijon fond kredie për turizmin

Megjithëse ky sektor në Shqipëri shënoi rimëkëmbje këtë vit, sërish shifrat janë më të ulëta se ato të regjistruara para pandemisë, në vitin 2019. Për periudhën janar- shtator, në vend kanë hyrë gati 4.9 milionë shtetas të huaj, me rritje 129% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi ishte në kulmin e pandemisë. Në raport me 9 mujorin 2019, hyrjet e shtetasve të huaj ishin rreth 11% më të ulëta, raporton atsh.

Turizmi shihet si një burim i rëndësishëm i gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendeve të punës.

Para COVID-19, në sektorin e turizmit ishin të punësuar rreth 64 mijë njerëz. Ai kontribuoi me rreth 3.23% në PBB-në e vendit.

Me qëllim mbështetjen e këtij sektori, Qeveria shqiptare do të vendosë në vitin 2022 garanci sovrane në vlerë prej 1 miliard lekësh për turizmin. Kredia e garantuar nga buxheti i shtetit për këtë sektor do të ketë në fokus mbështetjen e investimeve.

Ndërkohë, mbështetje në projektbuxhet merr edhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit për pastrimin e plazheve në 4 qytete për vitet 2022-2024 përkatësisht në masën 200 milionë lekë.

Ndërsa 500 milionë lekë është fondi specifik për financimin e mbetjeve në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore.

Back to top button