Vr*sja e dyfishtë në Astir/ Pjesë e hetimit, cili ishte roli i Belës në atentatin e Erigers Mihasit

Një studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vr asjen e Erigers Mihasit mbrëmjen e 13 tetorit në Tiranë.

20-vjeçarja nga Lushnja e njohur si Bela ka qenë pjesë  e diskutimit në emisionin ‘Opinion’, ndërsa është diskutuar roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit.

“Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorrë që janë përdorur si stafetë”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”, tha gazetarja.

“Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë deklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje”, tha gazetari Armand Bajramaj

Back to top button