Zbulohet harta e re sizmike, ja zonat që rrezikohen nga tërmeti

Dy vite nga tërmeti i 26 Nëntorit ku humbën jetën 51 persona dhe u dëmtuan mijëra banesa, në zonën e Durrësit vijojnë lëkundjet sizmike.

Nga ajo kohë deri më sot sizmologët kanë regjistruar mbi 20 mijë paslëkundje në këtë zonë. Por harta e re sizmike, tregon se e gjithë Shqipëria ka një risk të lartë sizmik.

Zonat e rrezikut sizmik janë kryesisht ato Adriatiko-Joniane dhe ajo nga Vlora drejt Dibrës.

Nga tërmeti i 26 Nëntorit u dëmtuan 95235 banesa, shumica prej të cilave në Tiranë. Një numër të madh ndërtimesh të dëmtuara pati edhe Vora, Shijaku, Kruja, Kurbini e Lezha. Afro 11500 objekte u shkatërruan plotësisht. Ndërsa 84 mijë banesa rezultuan të dëmtuara lehtë dhe kërkonin riparim.

Dy vite më pas, nga 84 mijë banesa të dëmtuara lehtë, kanë marrë pagesë në lekë 49 mijë familje. Ndërsa 15 familje trajtohen me bonus qiraje. 177 familje vijojnë të jenë ënde në çadra, struktura kontienierë apo hotelerie. Nga 183 pallate, kanë përfunduara 23 dhe 90 janë në ndërtim e sipër.

Back to top button