FOTO/ Bora Muzhaqi nuk tregohet “dorështrënguar”, një muaj rrogë për dy rripa pantallonash
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e cila shpesh është bërë pjesë e rrjetet për gafat e saj gjatë retorikës në publik, nuk tregohet ‘dorështrënguar’ kur vjen puna tek shpenzimet luksoze.
Është vënë re se marka e preferuar e Muzhaqit përsa i përket rripave të pantallonave është “Louis Vuitton”.
Në njërën prej fotove që shikoni, ministrja ka zgjedhur një me togëz ngjyrë gri (Metalizzato). Dhe çmimi i këtij rripi në faqen zyrtare është 400 euro.
Në një dalje tjetër, ministrja Muzhaqi ka zgjedhur të njëjtën markë, por këtë herë ndryshon ngjyra e togëzës e cila e afrohet asaj të floririt (gold).
Ndërsa në daljet e saj të dytë, sipas çmimit të referuar në faqen zyrtar, ajo ka shpenzuar jo pak, por plot 975 euro.
Sipas pagës së deklaruar e të bërë publike tashmë falë skandalit me të dhënat personale, Muzhaqit i duhet të punojë afro një muaj për këto dy rripa pantallonash. Paga e ministrave varion nga 174 mijë lekë deri në 194 mijë lekë.