Abazoviç mbështet nismën e senatorëve amerikanë: Pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka përshëndetur iniciativën e një grupi të senatorëve amerikanë për të miratuar një ligj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor që do të inkurajonte zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit.

Abazoviç ka thënë se prapa çdo nacionalizmi në Ballkan Perëndimor qëndron korrupsioni e po ashtu liderë politikë që duan ta mbajnë rajonin në “status-quo”.

“Gjithmonë e përsërisë se pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni dhe liderët politikë që qëllim e kanë ta mbajnë gjithë rajonin në ‘status-quo’. Prandaj, jam i kënaqur se partnerja jonë kryesore e politikës së jashtme, SHBA-ja – e ka pranuar këtë fakt dhe ka nisur fuqishëm procesin e aktivizimit të mekanizmave që do të kontribuojnë në shtypjen e efekteve të dëmshme të strukturave të tilla në periudhën e ardhshme.

Algoritmi është i thjeshtë, nëse e mposhtim korrupsionin, do të eliminojmë financuesit dhe ‘helmuesit’ e skenës publike, që inkurajojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin”, ka thënë Abazoviç për “Vijesti”.

Back to top button