Shqipëria mungesë infrastrukture në ankorimin e jahteve, Vlora Marina një domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit

Kroacia dhe Mali i Zi janë dy nga vendet e rajonit që regjistrojnë një numër të madh jahtesh të ankoruara për sezonin veror. Shifra të larta regjistron edhe vendi fqinj, Italia me vizitorë nga e gjithë bota të cilët e zgjedhin atë sidestinacion. Të tre këto vende preferohen nga turistët, jo vetëm për trashëgiminë historike që mbartin apo për vijën bregdetare, por edhe për infrastrukturën e duhur që kanë në ankorimin e jahteve, duke irankuar në hartën e turizmit elitar.

Po Shqipëria çfarë hapësire zë në këtë drejtim?

Në vendin tonë gjatë sezonit veror, jahte në numër sporadike ankorohen në qytetin e Vlorës ose Sarandës duke përdorur portet aktuale dhe duke e zgjedhur Shqipërinë si një vend kalimtarjo për të qëndruar. Mungesa e një porti me të gjitha parametrat e duhura për ankorim të jahteve, bën që vendi ynë të mos jetë në listën e preferencave të këtij lloj turizmi edhe pse ajo çfarë ofrojmë në vijën tonë bregdetare është në të njëjtat parametra me atë të vendeve fqinje.

Sipas Ervin Bacaj, Drejtuesit të projektit të portit të ri Vlora Marina, është shumë i rëndësishëm investimi në këtë drejtim, kjo jo vetëm për t’i dhënë një tjetër hov turizmit në vend por edhe për ta kthyer atë në një turizëm elitar.

Bacaj thekson se Vlora ka një vijë të gjatë bregdetare, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Kështu me plotësimin e infrastrukturës së duhur, vendit do i shtohen edhe më shumë turistë nga e gjithë bota që do ta vizitojnë me jahtet e tyre për të qëndruar më gjatë dhe jo si një vend kalimtar.

Back to top button