Shtëpi me 1 euro në Itali: Si funksionon dhe kush mund t’i blejë?

Me çmime që kapin vlera deri në €1500 euro/m2 për një apartament pranë qendrës së Tiranës, lajmi se për vetëm €1 euro, mund të bëhesh pronar i një shtëpie në Itali, ka tërhequr vëmendjen e njerëzeve nga e gjithë bota – por si ndodhi e gjithë kjo?

Gjatë 2 viteve të fundit, disa qytete të vogla italiane janë bërë pjesë e titujve kryesorë në gazeta, pasi ato nxorën në shitje shtëpia boshe për vetëm €1 euro.

Por si funksionon kjo skemë dhe cilat janë kushtet që duhen përmbushur për t’u zgjuar një mëngjes në vilën tënde private diku në Toskana?

Të rinjtë italianë prej kohësh po ‘emigrojnë’ nga qytetet e vogla rurale për të punuar dhe jetuar në vende urbane dhe kozmopolitane. Kjo ka bërë që shumë prej qytezave të vogla italiane të mbeten thuajse të braktisura, me një popullsi të tkurrur, që sa vjen e plaket.

Shumë pensionistë italianë e kanë pasur të pamundur t’ia lënë shtëpinë dikujt, duke bërë që pronat e tyre t’i kalojnë autoriteteve lokale, të cilët kanë vendosur të ndërmarrin këtë vendim radikal, me një qëllim vërtetë inteligjent.

Të pasurit e një shtëpie të dytë në Itali, vjen me detyrime dhe taksa të veçanta, ndaj shumë e mendojnë më të thjeshtë t’i shesin këto shtëpi për një çmim tejet të ulët, se sa t’i mbajnë ato.

Për momentin, gjenden rreth 25 bashki italianë që i kanë lënë kartat e hapura për pronarët e rinj, oferta është e thjeshtë – një shtëpi në Itali për çmimin simbolik prej  €1.

Ideja që këto shtëpi do të rinovohen dhe banohen në vitet e ardhshme ka vlerë më të madhe për autoritetet lokale të këtyre vendeve se sa të presin derisa ato të shiten me çmimin e tregut.

Ata gjithashtu shpresojnë se popullimi i këtyre zonave do të stimulojë ekonominë vendase, pasi banorët e rinj do të blejnë prodhimet e zonës, do të punësojnë ndërtues si dhe do të hedhin para në atraksionet lokale duke i kthyer shtëpitë në hotele apo Airbnb, që do të rrisë turizmin dhe rigjallërojë të gjithë vendin.

Ama, ju nuk jeni duke blerë një vilë të shndritshme – shtëpitë e përzgjedhura për këtë skemë shpesh duhet të rinovohen. Ju po investoni në një shtëpi, nuk po e blini atë të gatshme për të lëvizur që të nesërmen.

Gjithsesi, kostoja për rinovime është relativisht e ulët në krahasim me shtete të tjera – në këtë rajon, ajo shkon nga €20,000-50,000 euro në varësi të madhësisë së pronës.

Pra sigurisht, çmimi nuk është realisht €1 euro, por varijon nga €5,000 – €20,000 euro ose më tepër – një vlerë që gjithsesi mbetet më shumë se tërheqëse për qytetarë të interesuar nga e gjithë bota, që kanë zbarkuar në momentin e parë që e kanë dëgjuar dhe janë bërë pjesë e këtyre skemave dhe pronarë të rinj në shtetin e tyre të preferuar.

Disa nga zonat që po ofrojnë shtëpia me  €1 euro janë:
Emilia-Romania

Abruco

Kampania

Sicili

Piedmonte

Le Marche

Liguria

Puglia

Sardini

Back to top button