SONDAZHI: Shqiptarët, më të urryerit në Serbi

Shqiptarët janë në krye të listës së zezë të të rinjve serbë sa i përket pëlqyeshmërisë nga këta të fundit.

Zbulimi është kryer nga sondazh i fundit nga organizata rinore serbe ‘Pokriv’ e cila nxjerr në dritë pakicat kombëtare më të urryera nga të rinjtë e Serbisë në vend.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i të rinjve për pakicat kombëtare nga 1 deri në 4, ku kjo e fundit është vlera më negative, shqiptarët janë vlerësuar me 2,52, si më të papëlqyerit nga serbët.

Të dytët në listën e zezë renditen bullgarët dhe më pas kroatët me 2,04.

Më pranë tyre, serbët shohin maqedonasit dhe malazezët të cilët i vlerësojnë me notën 1,75 dhe 1,68.

Në mes të tabelës janë edhe minoritetet nga Hungaria, Rumani dhe Bosnje Hercegovina.

Mediet bullgare shkruajnë se rezultatet e studimit nuk janë befasuese duke pasur parasysh urrejtjen institucionale që është futur në Serbi për mbi 100 vjet kundër të gjitha vendeve fqinje.

Nga i njëjti sondazh kanë dalë edhe të dhëna për marrëdhëniet e Beogradit me ndërkombëtarët.

55% e të rinjve serbë janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë lidhur me agresionin e Moskës në Ukrainë, ndërsa 43% e të anketuarve besojnë se Serbia duhet të qëndrojë e balancuar mes Lindjes dhe Perëndimit.

53% e të pyeturve preferojnë kursin lindor.

55 % e të rinjve serbë janë të mendimit se vendi nuk duhet të dënojë Rusinë për agresionin e saj kundër Ukrainës. Vetëm 18 për qind besojnë se Serbia duhet të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Back to top button