Turistët polakë dhe çekë “pushtojnë” Krujën, të impresionuar nga historia e Shqipërisë

Zgjodhën Shqipërinë pasi ishin kuriozë. Kishin lexuar për të vetëm në internet.

Donin të dinin më shumë rreth historisë së heroit tonë kombëtar, e për këtë arsye zgjodhën të vizitonin Krujën.

“ Jam nga Polonia. Kjo është hera e parë për mua në Shqipëri. Jemi shumë të interesuar për historinë. Nuk e prisnim që Shqipëria të kishte kaq shumë histori. Jeni një vend shumë i vogël, por keni një natyrë dhe qytete të mrekullueshme. Do të veçoja dy qytete, Gjirokastrën dhe Beratin.”

“ Jam i impresionuar nga historia e heroit tuaj kombëtar,  Gjergj Kastriot Skënderbeu.  “

“Është shumë bukur, njerëzit janë miqësorë me ne, ushqimi është i mrekullueshëm.”

Emigrant prej 15 vitesh në Amerikë, këtë vit është kthyer së bashku me familjen. ka zgjedhur Krujën për t’i treguar djalit të tij historinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

“Krujën dhe Kështjellën e Skënderbeut. Jam i kënaqur që t’i tregoj djemve të mi historinë e Shqipërisë dhe Skënderbeut.

“Hera pare që vij këtu, ka shumë histori, kam mësuar shumë. Një ditë do të sjell fëmijët e mi. “

Nëse je në Krujë, nuk mund të ikësh pa vizituar edhe pazarin.  Tregtarët thonë se pavarësisht fluksit të turistëve, shitjet janë të pakta.

“Jo shumë sivjet, 50 % më pak. Ndoshta lufta. Mbase i kursejnë lekët për një ditë më të keqe. Më shumë duan një kujtim që kanë qenë në Shqipëri.”

“Me thënë të drejtën fluks ka, blejnë po blerja ka rene. Rritja e çmimeve ka ndikuar edhe jashtë, të huajt kanë interes. “

Përgjegjësi i muzeut të Krujës, Klodian Loka thotë se këtë verë fluksi i turistëve është shumë i lartë.

“Në momentin që flasim muzeu është vizituar nga 28 mijë vizitore, shifër shumë e kënaqshme.  Po i afrohemi ritmit të 2019. Është dyfishuar me vitin e kaluar dhe trefishuar me 2019. Turistët për këtë periudhë që flasim janë nga Polonia dhe Çekia, është periudha e plazhit. Ka edhe italianë. “

Çdo ditë në Krujë ngjiten vizitorë vendas dhe të huaj, që interesohen për historinë e qytetit, për prodhimet dhe zejet krutane./Abcnews.al/

Back to top button