Vdekja e tregtarit polak të armëve, mjeku: Në interes të Shqipërisë të zbardhet

Mjeku shqiptar në Poloni, Gani Zeka tha se zbardhja e misterit të vdekjes së tregtarit polak të armëve, Andrej Izdebski, në Tiranë është në interes të shtetit shqiptar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka tha se shteti shqiptar duhet të tregojë se si një njeri që kërkohej nga shteti polak pasi ka vjedhur përmes mashtrimit 55 mln euro nga buxheti i shtetit polak ka mundur të veprojë në Shqipëri pa u verifikuar.

Izdebski 71-vjeçar prej vitesh merrej me tregtinë e armëve dhe ishte aktiv në disa vende të Europës.

Por vëmendja e opinion në Poloni ndaj këtij rasti nuk është vetëm për shkak të tregtisë së armëve.

Kompania e biznesmenit gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 fitoi një kontratë prej 45 milionë dollarësh me qeverinë për të blerë 900 respiratorë.

Ai arriti të gjente vetëm 200 dhe kishte marrë paradhënie nga qeveria 40 milionë dollarë.

Back to top button