“Zbërthehet” Ilir Meta, zbulon se nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Ish-presidenti Ilir Meta, mbëmjen e sotme në një intervistë për MCN TV i ka dhënë fund aludimeve se ai mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Meta u shpreh se prioritet i tij nuk është të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, por të jetë në shërbim të popullit të 2 Marsit.

“Nuk jam këtu thjesht për të kandiduar dhe për të qenë në politikë, ky s’është problemi im kryesor.  Unë jam këtu në shërbim të popullit të 2 Marsit. Nuk kam parasysh vetëm ata që kanë qenë në shesh atë ditë, por edhe gjithë shqiptarët e tjerë që kuptojnë që s’durohet më ky regjim, dhe zgjidhja do të vij nga ne, përmes bashkimit dhe referendumit.

Çështjet e funksioneve, zgjedhjeve, s’janë prioriteti im. Prioriteti im është të tregojmë lidership për të vrarë frikën kudo, për të denoncuar korrupsionin kudo, korrupsionin kudo, për të mbledhur të gjithë shqiptarët trima dhe patriotë për të shpëtuar vendin tonë, sepse askush tjetër s’mund ta shpëtojë vendin. I kam provuar të gjitha do t’i provoj prapë, por kjo s’është çështja kryesore tani. Çështja kryesore tani është referendumi, është triumfi i revolucionit anti-korrupsion, triumfi i lirisë në mendjen dhe zemrën e çdo shqiptari, të mos ketë më frikë”, tha Meta.

Back to top button