110-vjetori i Pavarësisë, Balla: Do të shkojmë në Hagë, t’i urojmë nga afër krerëve e UÇK-së

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla bëri me dije se ditën e nesërme, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, një grup deputetësh të Shqipërisë dhe Kosovës do të shkojnë në Hagë për t’iu uruar nga afër krerët e UÇK-së për Ditën e Flamurit.

“Nesër më 28 Nëntor, Adem Jashari do të festonte dy festa: 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e tij të 67. Unë nuk e di se çfarë do të donte të na thoshte, apo të na qortonte nëse do të ishte këtu mes nesh sot Adem Jashari. Ai nuk e jetoi dot lirinë, nuk e arriti dot çlirimin, nuk e gëzoi siç do donte ditën e pavarësisë së Kosovës edhe pse dha gjithçka për t’i mbërritur. Kosovën, Bill Klinon do ta quante një fitore të paqes, një fitore për demokracinë dhe vlerat e saj duke nënvizuar se “edhe kombet e vogla” mund të fitojnë nëse e drejta qëndron pas tyre. “Kosova, për botën dhe për Shtetet e Bashkuara, për NATO-n qëndroi për diçka më të madhe sesa vetë (Kosova)”.

E ndërsa flasim për këto vlera nuk duhet të harrojmë faktin e njohur ndërkombëtarisht dhe meritën e veçantë të Presidentit Rugova, i cili demokracinë e ktheu në doktrinë të shpëtimit të Kosovës dhe Perëndimin në aleat të saj. Për çfarë do të na qortonte sot baca Adem? Ndoshta do të ishte dëshira e tij për të na parë më shumë sëbashku, më shumë të integruar, më shumë të koordinuar, më shumë të bindur se liria e Kosovës ka qenë një ëndërr e madhe qysh prej Kongresit të Berlinit në shekullin e 19-të, të cilën e arritëm me aq shumë sakrificë dhe në aleancë me perëndimin.

Kështu si sot Adem Jashari do të donte të na shihte shpesh ne përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe ndoshta do të na qortonte për çkujdesjen tonë për të mbrojtur shkëlqimin e merituar të fitores dhe pastërtinë e luftës çlirimtare. Sepse, ndërsa ne i gëzoheshim fitores dhe shpalljes së pavarësisë, të tjerët, humbësit bashkë me aleatët e tyre u kujdesën mjeshtërisht që të njollosnin tinëz, luftën e ndritshme çlirimtare. Qëndresa paqësore, beteja e drejtë për liri dhe demokraci e popullit shqiptar të Kosovës dhe valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, vunë në lëvizje botën demokratike me një reagim të vendosur. Reagim që erdhi pas operacionesh barbare ushtarake spastrimesh etnike, që sollën si rezultat zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, gjysmë milioni vetëm këtu në Shqipëri,

Masakrat dhe spastrimet e pamëshirshme etnike në Kosovë janë një monument tmerri dhe errësire! Janë 12.000 bij e bija nënash të cilëve ju grabit jeta, janë 20 000 gra dhe vajza që u përdhunuan… dhe ende sot: janë rreth 1600 persona të tjerë të vdekur e të pakallur, ose si i thonë në gjuhën burokratike: rezultojnë të zhdukur. Dhe ende sot, të gjallët kërkojnë nëpër terr, të dashurit e tyre.

Por Monumenti i Errësirës, nuk mbaron me kaq! Sepse sot, komandantët e UCK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtin burg, sikur ata që urdhëruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan. Ne shqiptarët i jemi gjithmonë mirënjohës komunitetit ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë SHBA-ve, të cilet morën përgjegjësinë dhe na erdhën në ndihmë.

Ndërhyrja e parë e plotë dhe e vetme deri më tani, ushtarake e NATO-s në tokën europiane, e njohu luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që solli si rezultat pavarësinë e Kosovës. Kjo po ishte Drejtësia që duhej vënë në vend. Lufta e Putinit në Ukrainë e ka futur Europën në një Epokë të re rreziku. Lufta e Putinit po na risjell shumë analogji. Një ndër to lidhet me faktin se Rusia po flet njëlloj për trafik organesh njerëzore në Ukrainë.

Duhet ta kishim mbrojtur dhe duhet ta mbrojmë legjitimitetin e luftës heroike të UÇK për çlirimin e vendit dhe duke qenë të bindur se pavarësisht se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, vrasjeve, përdhunimeve, dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë. Nga njëra anë, dhe integritetit e kauzës së drejtë të luftës së UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë, nga ana tjetër, çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor, por se nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim;

Back to top button