Berati, plazhet dhe vallet shqiptare, shkojnë në Panairin Ndërkombëtar të Kinës

Panairi i pestë Ndërkombëtar i Importit të Kinës (CIIE) do të mbahet në Shanghai nga 5 deri më 10 nëntor 2022. Si panairi i parë në botë me temë importin, Expo është një lëvizje e rëndësishme për Kinën që të mbështesë me vendosmëri liberalizimin e tregtisë dhe globalizimin ekonomik dhe në mënyrë aktive të hapë tregjet e saj për botën.
CIIE ofron një platformë unike për vendet në mbarë botën për të shfaqur imazhin e tyre kombëtar dhe bizneset nga të gjitha vendet për të reklamuar mallra, teknologji dhe shërbime.
Ambasada e Kinës në Tiranë, njofton se në panairin online të Expo do të jetë e pranishme dhe Shqipëria. Pavijoni Kombëtar Shqiptar, i ndërtuar përmes teknologjisë së avancuar dixhitale, do të ofrojë një përvojë gjithëpërfshirëse shikimi, thotë njoftimi.
Aty do të prezantohen vija bregdetare mahnitëse, Berati, “Qyteti i Mijë dritareve” dhe këngë e valle të bukura tradicionale!
“Besohet se peizazhet unike, kultura dhe arti i Shqipërisë do të pëlqehen nga shikuesit në Kinë dhe në mbarë botën. Gjithashtu shpresojme që më shumë mallra me cilësi të lartë nga Shqipëria do të depërtojnë në tregun kinez përmes platformës Expo”, shkruan Ambasada e Kinës në Tiranë.