“Çmenduri sulmi ndaj përfaqësuesve të Perëndimit”, Zeka: Albin Kurti përgjaku rrugët dhe sheshet e Kosovës

Analisti Milaim Zeka u tregua kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Euronews Albania.

Zeka e cilësoi “çmenduri sulmin e Kurtit ndaj përfaqësuesve të Perëndimit”, ndërsa theksoi se një sjellje e tillë e ka karakterizuar atë gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Zeka risolli në vëmendje aksionet sipas tij, agresive të Kurtit në opozitë, që nga gazi lotsjellës në Kuvend deri tek gazi molotov në institucione.

“Gjatë gjithë karrierës politike e mbushi parlamentin me gaz lotsjellës, duke rrezikuar shëndetin e kolegeve deputeteve, që ishin edhe shtatzëna. Ky njeri përgjaku rrugët dhe sheshet e Kosovës.

I dogji dhe sulmoi me molotov institucionet. Dhunoi dhe përgjaku djemtë dhe vajzat e policisë së Kosovës, që me shekuj kishim pritur të shihnim në trupin e tyre uniformat e shtetit tonë.

Gënjeu njerëzit më të mirë të kombit shqiptar këtej dhe andej kufirit duke thënë që kauza ime e parë është bashkimi kombëtar”, tha Zeka.

Back to top button