DEBATI/ Rama sulmon Salianjin: Bën politikë me dëshmitarë të sajuar. Deputeti i PD: Je hajdut me çizme, po vjedh llokma të mëdha

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend për Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar apo sulmuar deputetët e Partisë Demokratike. Një replikë pati edhe me Ervin Salianjin, të cilit i kujtoi përballet me drejtësinë, duke i thënë se është “politikan me dëshmitarë të sajuar”.

Nga ana e tij, demokrati Ervin Salianji iu përgjigj duke i thënë se “je një hajdut me çizme”. Ai iu drejtua Ramës, se është në një gëzim të papërmbajtshëm për se se po vjedh.

REPLIKA GJATE FJALIMIT TE RAMES

Edi Rama: Je politikan qe bëjnë politike me dëshmitare te sajuar dhe përballet gjykatave si tribun i lirise

Ervin Salianji: Je ndyraq, e ke te papërmbajtshme gëzimin se po vjedh llokme te madhe! Je hajdut me çizme.

Back to top button