“Duke thirrur rroftë mëmëdheu duan të lahen nga gjaku”, Rama për Metën e Berishën: Çorbë rublash, nga një ish komunist te një spiun i komunizmit

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës lidhur me akuzat e tyre për projektin e portit të Durrësit.

Teksa citoi Fan Nolin, Rama tha se ata të dy mendojnë se mund të lahen nga gjaku vetëm duke luajtur rolin e atdhetarit, ndërkohë që sipas tij janë përgjegjës për të gjitha të këqijat që i janë bërë vendit.

“Kur flasin për mëmëdheun deri tek ata dy’ njëri i spodalë nga gjirizat përsëri dhe tjetër i sapozbuluar mes spiunëve, thua po si ka mundësi.

Por ‘Dielli’ im zot Nolit i dinte dhe i njihte, si i njihet një zot e di, dhe citoj: Këta njerëz kanë mbajtur kurdoherë në Shqipëri rekordin për vrasje e grabitje, në Shqipërinë e re e shesin veten si mëmëdhetarë duke menduar se do të shpëlahen nga gjaku dhe paudhësi.

Këta ishin, këta janë të njëjtë, është shkencërisht e provueshme, janë të njëjtë që mu si pykë i rrinë Shqipërisë që nga 1912, në çdo Shqipëri të re.

Çorbë rublash, nga një ish komunist dhe spiun të komunizmit. Porti i Durrësit do të sigurojë 12 mijë vende të mirëpaguara”, tha Rama.

Back to top button