Hapet ambasada/ Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit ka njoftuar se Presidenti Ilham Aliev ka miratuar hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë pas kërkesës së Presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë.

“Sot Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit ka nxjerrë Dekretin për sigurimin e veprimtarisë së Ambasadës së Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë”.

Më 15 nëntor ishte hera e parë që Aliev erdhi në Shqipëri, aty ku u mirëprit nga Presidenti Begaj, një takim i cili shënon një një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Back to top button