Vuçiç me lopatë, nis ndërtimi i fabrikës së prodhimit të vaksinave kineze në Serbi

Fabrika e parë e prodhimit të vaksinave kineze në Europë nisi ndërtimin në Serbi, ditën e enjte.

Sipas planit, rreth 30 milionë doza të vaksinës Sinofarm do të prodhohen çdo vit që prej prillit të vitit 2022, me të cilat do të furnizohet Serbia dhe vende të tjera në rajonin e Ballkanit dhe Europë.

Gurthemeli i parë për fabrikën e re u vendos nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç në prani të ambasadorit Chen Bo. Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia, bashkë me partnerë nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po bëhej pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur problemet globale.

Në janar të këtij viti, Serbia nisi fushatën e imunizimit masiv me vaksinën e Sinopharm e cila është përdorur gjerësisht mes shtetasve serb bashkë me prodhime të kompanive të tjera. Në qershor, Serbia nisi prodhimin e vaksinës ruse Sputnik-v në Insitutin e Virologjisë në Beograd.

Vaksinat kineze, Sinofarm dhe Sinovak janë aprovuar për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Back to top button