Ngrihet ALARMI në Athinë, mediat greke për tensionet: Avionët turq janë “lëshuar” drejt ishujve tanë

Gjashtë avionë turq kanë fluturuar gjatë mëngjesit të sotëm përmes ishujve grekë në lindje të vendit duke bërë që flota ajrore greke të vihet në alarm.

Avionët turq kanë fluturuar në formacion dysh sipër ishujve kufitarë me Turqinë, gjë që ka ndezur alarmin e kuq në Athinë, të cilët kanë dhënë urdhrin për ngritjen në ajër të avionëve greke me qëllim interceptimin e turqve

Sipas grekëve, fluturimi i avionëve turq sipër ishujve të tyre është një veprim që përsëritet dhe përbën një shkelje të rëndë të ligjeve ndërkobëtare.

Dy vendet janë në një raport të vështirë me njeri-tjetrin, ku nuk mungojnë edhe paralajmërimet për një përplasje të armatosur në disa ishuj të caktuar, sidomos tani që Turqia është pranë zgjedhjeve.

Back to top button