Themeluesi i kompanisë së e kriptomonedhave, takim me Ramën: Adoptimi i kriptove nuk do ndalet kurrë

Kryeministri Rama ka takuar ditën e sotme pronarin dhe drejtuesin e ‘exchange’-it më të madh në botë për kriptomonedhat, Binance, Changpeng Zhao. Takimi u bë i ditur në një postim në Twitter nga themeluesi i Binance.

Përmes postimit miliarderi i industrisë së kriptove bëri me dije se adoptimi i valutave digjitale nuk do të ndalet kurrë.

“Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, shkroi Zhao në postimin e tij./m.j

Back to top button