VIDEO / “Gomaricat vijnë vërdallë. Rroftë e qoftë Salillandi”, Rama i reciton poezi opozitës në Parlament

Teksa në Kuvend po flitet për investimin e Portit të Durrësit, Kryeministri Rama i ka recituar poezi opozitës në Parlament. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se askush nuk ka shans që të ja vrasë Durrësit shansin e transformimit.

Edi Rama: Një rritje e qëndrueshme përkon me periudhën kur mori jetë investimi i kandezit që u përzu nga Shqipëria. Ai investim ishte thuajse 10 herë më i vogël se sa investimi që do të miratojmë ne sot për Durrësin, të cilin po të mos e kishin trajtuar atëherë si lodër në duart e tyre të pisëta, zëdhënësit e sotëm të hijes së mallkimit që ndjek Shqipërinë, do të kishin prej vitesh atje Portin e tij turistik dhe shqiptarët do të kishin të mirat dhe të ardhurat që ai port do t’i kishte sjellë vendit tonë dhe jo Malit të Zi. Më mirë vonë se kurrë thotë populli, por do të kemi një investim dhe një vepër më të konsiderueshme në masë dhe impakt ekonomik.

Ju më dini si veten dhe unë nuk ju vë faj. Edhe pse e kam të vështirë të gjej paqen, nuk ju vëj faj. Ju jeni mallkuar me ujin e zi të punëve të brendshme të ngatërruara, të ndyra të “Napoleonit të gjirizave” dhe jeni mësuar të vini vërdallë si gomaricat e Faik Beut që i ndritë shpirti prej aty kun a sheh sot:

Këmbë e bufit prapë është thyer dhe kukuvajka ka lëngjyer

E si luftoni për darën ju o trima që kur shkulni gozhdën, ju mbetet vrima.

A do qumësht, a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë

Bandi, dandi, rroftë e qoftë “Salidhandi”.

I tërë soji i gomaricave të këtij katundi politik dhe mediatik të mblidhet dhe të hidhet përpjetë, nuk ka shans të ja vrasë Durrësit shansin historik të këtij investimi transformimi.

Back to top button