Balla thirrje ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit: Mos u fusni në listat e zgjedhjeve

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ka bërë thirrje ish- bashkëpunëtorëve të sigurimit që të mos futen në listat e zgjedhjeve të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se nëse futen në lista dhe zbulohen se kanë qenë pjesë e sigurimit do të humbin mandatin por edhe do të deskriditohen publikisht.

“Thirrja ime për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit është që të mos tentoni që të hyni nëpër lista këshillash, primare apo për kandidat për zgjedhjet e 14 majit sepse do të humbni mandatin tuaj dhe do të deskriditoheni publikisht në rast se tentoni që të hyni. DO të bëhet transparenca e secilit prej tyre”,- tha ai.

Back to top button