“Do ishim në studio vezulluese me moderator me kostume kashmir”/ Hoxha flet për audiopërgjimin

I ftuar ditën e sotme në emsionin ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka folur sërish mbi publikimin e tij as i përket ngjarjes ende të pazbardhur të ’21 Janarit’.

Në studio gazetari është shprehur se ka zgjedhur ta publikoi materialin e tij ekskluziv në një studio të thjesht brenda ambienteve të Top News sepse ka dashur ta ketë këtë një denoncim publik dhe jo në një studio vezulluese.

“Kjo që nxorëm ne të premten ka dicka interesante. Meqë i kapëm gafil të gjithë u munduan ta zhvlerësonin disa media apo aktor mediatik të cilët janë përpjekur të mbajnë flamurin e 21 Janarit kështu që padashur na bënë një nder që tregon që s’jemi pjesë e kësaj loje dhe vetë fakti që ky materiall u publikua nga kjo studio dëshmon që s’jemi pjesë e kësaj loje, sepse  të siguroj që do ishim në emisone ‘prime time’ dhe shumë vezulluese dhe ku moderatorët do ishin me kostum kashmiri dhe orët e bukura. Por ne e publikuam këtu sepse mendonim që ajo që do ishte primare për ne ishte denoncimi publik dhe jo pjesa tjetër kush përfiton. “- tha Hoxha.

Back to top button