“Një hokatar i pacipë dhe i pakripë” Sali Berisha komenton deklaratat e Ramës në Slloveni

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Forumin Strategjik të “Bled” në Slloveni, lidhur me anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Rama me ironi tha se nëse merret për bazë për anëtarësimin e BE se cili vend është në luftë, atëherë, sipas tij, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në panel do të sulmonin njëri-tjetrin, vetëm për t’u bërë pjesë e unionit.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama për Berishën është “e turpshme” ,  pasi sipas ish-kryeministrit ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus.

Ndërsa, ish-kryeministri thekson Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë.

Postimi i plotë i Berishës:

Një hokatar i pacipë dhe i pakripë!

Të dashur miq,

Në pozitën e një hokatari të pacipë dhe të pakripë Edi Rama, për të shprehur pakënaqësinë e tij, për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.

Kjo është një deklaratë e pacipë, e turpshme.

Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindëra mijëra bijve dhe bijave të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.

Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre.

Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama! sb

Back to top button