Kaosi në Kuvend nga PD/ Socialistët marrin direktiva të qarta: Ja si do sillen në çdo situatë bllokimi…

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë do të vijojë pavarësisht kaosit që opizita kijon herë pas here.
Duket se asnjë prej skenarëve të opozitës në seancë plenare, nuk do të pengojnë socialistët të votojnë e pr/ligjeve në rendin e ditës.
Sipas burimeve për mediat bëhet me dije se direktivat janë dhënë të qarta nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në mbledhjen e sotme të grupit.
“Në seancë plenare, në rast bllokimi nga PD, do të përsëritet i njëjti qëndrim i PS. Do të votojnë rendin e dites pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës”- mësohet të jetë shprehur Balla.
Kujtojmë se herë pas here për shkak të tensioneve të krijuara gjatë debatit kanë qenë personazhe të ndryshëm nga ana e opozitës që kanë bllokuar foltoren duke mos e lejuar vijimin e seancës si normalisht.