“Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe”, Mark Nika refuzon t’i japë kasetën hetuesve: Besojmë vetëm te SPAK

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në policinë e Tiranës zbarkuan sot në banesën e të ndjerit Aleks Nika, një nga të vrarët në protestën e 21 janarit.

Në një intervistë për gazetarin Elidon Ndreka, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës tha se familja nuk kishte pranuar që të jepte audiopërgjimin ku dëgjohet të flasë ish-komandanti Ndrea Prendi.

Sot ishin oficerët e policisë gjyqësore, çfarë kërkuan?
Sot në shtëpinë e Aleksit erdhën hetues të prokurorisë gjyqësore për të marrë informacione për faktin se çfarë provash kemi siguruar ne. Çështja ka qenë e varrosur në Prokurorinë e Tiranës. Ata nuk kanë pasur vullnetin që çështja të hetohet. Kjo ndoshta jo nga paaftësia, por nga ndikimet politike, pasi ka influencime nga Berishizmi.

A ju kërkuan audiopërgjimin?
Oficerët e Policisë Gjyqësore kërkuan që të njiheshin me kasetën, autoregjimistrin. Kjo është pronë e jona, por kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK. Kërkojmë që ta marrë vetëm SPAK, se vetëm aty kemi besim. Është i paanshëm. Kjo do të çonte drejt zbardhjes së çështjes. Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe që të merret me këtë çështjes.

Keni pasur takim me kreun e SPAK-ut?
Kam shkuar privatisht, e respektoj sepse na priti. Ne shkuam dhe i kërkova që; a mund që çështja të merret nga SPAK. Ai na këshilloi që të respektojmë procedurat.

Nëse SPAK paraqitet pranë jush që të marrë audiopërgjimin, do ia jepni?
Po. Nuk kemi kundër dhënies së këtij materiali. urdhrin për vrasjen e ka dhënë Andra Prendi, është me zë dhe figurë. SPAK është i vetmi që e ka në dorë këtë.

Back to top button