Prova për 21 janarin, Gogu: Pse doli tani nuk ka rëndësi, drejtësia nuk duhet të vonohet më shumë

Vetëm katër muaj larg nga zgjedhjet vendore të 14 majit, partitë politike kanë nisur përgatitjet për fushatën elektorale. Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu ka treguar për televizionin Fax News sfidat e PS dhe strategjinë për të fituar zgjedhjet e 14 majit të këtij viti.

Gazetarja Rugova Dunisha e ka pyetur z.Gogu se si e sheh ai nisjen e fushatës nga PS dhe pse janë përqëndruar te sulmet ndaj z.Berisha kryesisht.

Gogu është përgjigjur se nuk kanë zgjedhur të sulmojnë por duan të kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe pse ka kaluar shuë kohë nga tragjedia e 21 janarit në bulevardin

Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Kërkesa për drejtësi është duke nisur nga vetja thekson Gogu pasi ishte PS ajo e cila nisi reformën në drejtësi duke mos qenë më asnjë anëse e duke mos marrë parasysh mbrojtjen e të afërmve apo atyre që kanë pushtet.

“Nuk kemi zgjedhur të sulmojmë por ky është një amanet dhe është një shprehje që për ne është moto, dëshmorët nuk flasin dhe është roli i të gjallëve të flasin për ta. Nuk mund ta harrojmë historinë e 21 janarit, histori e tmerrshme korrupsioni ku kryeministri dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe u kapën me figurë dhe zë duke trafikuar interesa shtetërore për para dhe u kthye në një krim shtetëror në mes të bulevardit ku protestues paqësor u vranë nga ky shtet. Të gjithë veprës nuk i ka shkuar hetimi deri në fund,tani doli qartë që ka pasur një urdhër shtetëror. Ne si parti dhe si shumicë parlamentare që ndërmorëm reformën më të thellë të sistemit të drejtësisë ku nuk ka më dikë mbi ligjin e nuk ka më njerëz të paprekshëm ne dua që ksaj gjëje ti shkohet deri në fund”, tha Gogu.

I pyetur se pse doli kjo provë pas 12 vitesh dhe në prag zgjedhjesh në formë strategjie për zgjedhjet Gogu përgjigjet se nuk është kjo strategji e PS pasi nuk ka nevojë të përdori diçka të tillë kur doli me sukses pas virusit dhe luftës që pushtuan botën dhe e zhytën në krizë. Sfida si kto mjaftojnë për të vërtetuar një qeverisje të suksesshme por nuk duhet kushtuar rëndësi pse doli prova tani. Rëndësi ka që drejtësia të vihet në vend edhe pse vonë.

“Pse doli prova tani nuk ka rëndësi si pyetje, rëndësi ka pyetja pse nuk po bëhet drejtësi tani. Kësaj pyetje duhet ti përgjigjet çdo politikan dhe çdo shqiptar, kur do të bëjmë drejtësi menjëherë pa e vonuar, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Nuk ka lidhje me taktikat elektorale për aq kohë sa ne kemi njerëz që janë kapur me zë dhe figurë si pjesëtar organizator të atij krimi shtetëror dhe ende japin leksione demokracie dhe ende përpiqen të denoncojnë korropsionin. Pikë së pari duhet të japin llogari për veprat e tyre dhe atë që kanë bërë.

Sa i përket strategjisë elektorale PS nuk ka nevojë të përdori të tilla makinacione. PS ka sfida qeverisëse të mëdha që janë sfida globale si ajo pas pandemisë dhe inflacionit të luftës në Rusi,” ka shtuar më tej Gogu.

Back to top button