Rama: Unë jam takuar edhe me presidentin e SHBA, që sot është nën hetim. Ça domethënë kjo?

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal dhe për këtë nuk është penduar, pasi siç thotë ai drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë që e lidh atë apo qeverinë shqiptare.

Me te tjerave Rama eshte shprehur se ka takuar dhe presidentin e SHBA i cili sot eshte nen hetim, por kjo nuk ka asnje lidhje me te.

“Kam takuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së, dhe do i takoja sa herë të më jepej mundësia. Kam takuar edhe presidentin e SHBA-së, dhe fakti që mund të jetë në hetim, kjo s’ka lidhje me mua. E kam takuar dhe shumë mirë kam bërë që e kam takuar.

E gjithë kjo është një absurd. Më vjen keq për ju, por jeni pjesë e ndërmarrjeve që punoni. Në aktpadinë konkluzive të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveçse fakteve që janë takuar”. deklaroi Rama ne pergjigjie te pyetjeve te gazetareve.

Back to top button