“Silvinjon duhet ta ndihmojmë”/ Nga jeta si baba tek momentet emocionuese si kuqezi, rrëfehet Lorik Cana: Të rinjtë duhet të …!

Lorik Cana ish kapiteni i kombetares shqiptare ka foluar per trajnerin e ri te Kombetares shqiptare Silvinjon dhe te rinjte e perfaqesues kuqezi.

Cana ka theksuar se edhe djali i tij eshte nje adhurues i futbollit dhe cdo dite merret me kete loje.

Lorik, shumë njerëz janë të interesuar se çfarë po bën momentalisht dhe me çfarë po merresh?

“Këto dy muajt e fundit qëkur ka mbaruar pjesa e parë e sezonit të Champions Ligës, jam këtu në Itali, me familjen që jetojmë në Romë duke kaluar sa më shumë kohë me familjen, me festat e fundvitit që i kalova me familjarët e mi të cilët kanë ardhur këtu dhe nga shkurti rifillojnë aktivitetet që i kemi me pjesën e televizionit në Shqipëri, me Champions tek Tring dhe projekte të ndryshme që janë mes Shqipërisë dhe Italisë në pjesën e trashëgimisë kulturore me fondacionin tim që është një pjesë që po e shijoj shumë dhe ka shumë gjëra për të bërë.”

Lorik ti tashmë po jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, por a e ke vendosur që të zhvendosesh së bashku me familjen këtu, apo Monika ka dëshirë që të jetojë aty?

“Monika është shumë e hapur që të vijë në Shqipëri, që kur mbarova karrierën në 2016-ën pas Europianit, kemi jetuar 3 vitet e para aty dhe kanë qenë fantastike. E kemi shijuar shumë periudhën këtu së bashku me djalin, pasi nuk e kishim vajzën tonë Enkelejdën e cila lindi në 2020-ën, dhe Monika është shumë e hapur por përsa i përket aktiviteteve të mia që kam për të bërë, kam Romën si bazë, por kjo nuk më pengon aspak që të jem aty apo në Kosovë apo ku duhet të jemi për aktivitetet e mia”.

Meqënëse përmendët vajzën, ai i ke sjell të dy fëmijët në Shqipëri a ju ke folur për vendin dhe sa shqiptarë ndjehen Bojkeni dhe Enkelejda?

Bojkeni ka disa kujtime aty sepse ka jetuar 3 vite, nga mosha 1 deri në 4-vjeç. Ka filluar vitin e parë në kopësht, ka shokë dhe shoqe, ka akoma mësuesen e parë dhe ai e kupton shumë mirë gjuhën shqipe. Akoma nuk e ka atë vetëbesimin me fol shqip.

Çfarë gjuhe flet më shumë djali, shqip apo italisht?

“Ai flet më shumë italisht, flet pak anglisht, shqipen e kupton shumë mirë, çfarëdolloj gjëje që i thua, kur ka të bëjë me një përgjigje të shkurtër përgjigjet shqip, por kur është përgjigje e saktë aty nuk e ka besimin dhe përgjigjet në italisht. Unë i kam folur vazhdimisht dhe koha që ka qenë aty e ka ndimuar shumë. Ndërsa vajzën e sollëm verën e kaluar në Shqipëri, ku u mblodhëm me familjarët e mi në Gjirin e Lalzit ku kaluam tre javë, kemi në plan që një muaj në verë të vijmë atje pavarësisht kur ata vijnë këtu sepse gjuha shqipe është e vetmja komunikim mes fëmijëve dhe familjarëve të mi.”

Duke qenë se jemi tek fëmijët, ku e sheh ti të ardhmen e fëmijëve? A e sheh në sport Bojkenin?

“Kjo është pak herët për tu thënë, pasi ai është 7 vjeç dhe merret me sport ka pothuajse aktivitet cdo ditë. Kam dëshirë që sporti të jetë pjesë e përgjithshme jetës së tij, pastaj mes të praktikuarit sport apo për të qenë profesionist është një botë shumë e madhe, por e ka dashurinë për sportin, bën 3 herë në javë futboll, 2 herë në javë bën tenis. Futbollin e ka më shumë qejf, por është akoma shumë herët për të folur, me rëndësi është ti bëjë gjërat me dëshirë dhe pasion dhe unë sigurisht do ti qëndroj mbrapa që të rritet me vlerat e sportit që janë vetëm një nisje sa më e bukur për një fëmijë që ta bëjë një person më të shëndetshëm dhe më të fortë kur të rritet pasi sfidat gjatë jetës nuk mungojnë asnjëherë”.

Kombëtarja duhet të rregullojë disa gjëra, por çfarë është ajo që nuk shkon dhe si e shikoni ardhjen e trajnerit Silvinjo?

“Nuk është lehtë për të thënë se çfarë nuk shkon, unë thjesht mendoj se disa lojtarë duhet të marrin peshë në shpatullat e tyre. Unë mbaj mend kur kam ardhur në Kombëtare isha 19 vjeç por kjo nuk më ka penguar që të marr ato përgjegjësitë e mia dhe brënda një grupi me lojtarë të mëdhenj dhe me eksperincë të madhe, siç ishin Tare, Rrakli, Lala, Skela,Hasi, Murati, Strakosha, por përgjegjësinë e kam marrë gjithmonë dhe kam dashur që të instalohet një frymë e fituesit, thjesht duhet që këta djem të marrin peshë sa më shpejt dhe të luajnë me nivele që i kanë lejuar të jenë pjesë e ekipeve të mëdhaja. Unë mendoj se është çështje kohë dhe konsolidimi dhe shumë shpejt do të shohim një ekip që e ka fatin në duart e saj dhe mendoj se jemi me fat që kemi lojtarë të tillë në ekipin kombëtar. Nuk kam shumë dijeni për trajnerin Silvinjo, e njoh shumë mirë si lojtarë e kam ndjekur, eksperiencat e tij si ndihmës trajner tek Interi apo në Lion ku kam pasur mundësi ta ndjek edhe pse ishte një periudhë e shkurtër. I kam parë pak ekipet e tij dhe nuk është se kanë shkuar shumë shumë mirë në Francë, më pas ndihmësi i Tites. Me rëndësi është që ai ka xhiruar botën dhe e ka një ide se si do me lujt, duket që është i rrethuar mirë me stafin teknik. Tek Shqipëria çfarë e bën të fortë një trajner është sa shpejt arrin të kuptojë realitetin e shqiptarëve, forcën dhe dobësitë tona, nuk është se nuk më pëlqen si zgjedhje. Jam shumë kurioz për të parë idetë e tij të para, pasi është shumë herët për të folur për mënyrën se si ka ardhur dhe komunikuar. E vetmja gjë e sigurtë është që ai dëshiron vetëm sukses dhe më të mirën sepse është trajneri i Kombëtares tonë tani dhe të gjithë ne si ambient, që jemi rreth futbollit, sportit dhe gjithandej duhet t’ja bëjmë sa më të lehtë dhe më të mirë punën”.

Lorik a do të pranoje ti nëse do të vinte një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë në drejtimin e stolit kuqezi?

“Nuk është se nuk të pranoja, por është e vështirë kur ti nuk i ke hyrë kësaj punë dhe nuk e ke as si qëllim që ta shohësh veten aty dhe kështu nuk ja bëj si pyetje vetes”, u shpreh Cana per Panorama Sport./m.j

Back to top button