Studiuesi: Pas 300 vjetësh shurdhërie nga Skënderbeu, shqiptarët dalin në literaturën botërore vetëm nëpërmjet Ali Pashës

Studiuesi dhe historiani Dorian Koçi, në 201 vjetorin e vdekjes, vlerëson rëndësinë e veçantë që ka për historinë e shqiptarëve figura e Ali Pashës. Në intervistën me gazetaren Jonida Hitoveizi, studiuesi Dorian Koçi thotë se pas 300 vjetësh shurdhërie pas vdekjes së Skënderbeut, për herë të dytë shqiptarët dalin në literaturën botërore vetëm nëpërmjet periudhës së Ali Pashës.
Unë po sjell atë që bota zihet mbi sovranitetin e Krimesë në Ukrainë. Kani i fundit i Krimesë para se të ikte dhe kur u largua nga ana e Perandorisë ruse që mori kanatin e krimesh u largua në Stamboll, nga Stambolli ai lëvizte në të gjithë vendet e botës dhe ndërkohë erdhi dhe tek Ali Pashë Tepelena, që i dhuroi shpatën e tij të veçantë që nënkuptonte dhe sovranitetin e Krimesë.
Sovraniteti i Krimesë erdhi dhe u vendos në Janinë ndaj Ali Pashë Tepelenës. Për të kuptuar dhe njëherë se si ky njeri që bashkonte Kanin e Krimesë, Mbretin Gustav Adolf 12 të Suedisë i cili erdhi vetëm për ta takuar nuk mundi po ri dha si dhuratë shpatën e tij apo qoftë dhe kontaktet e ndryshme që ai ka kryer me francezët, anglezët, me diplomacinë ruse për të kuptuar që Janina e Ali Pashë Tepelenës ishte kthyer në një kryeqytet të lidhjes së afërt siç thuaj në atë kohë, ku vendoseshin fatet e mëdha të përplasjes së interesave të perandorive, të Perandorisë Osmane , por dhe të Etnisë shqiptare.
Pas 300 vjetësh shurdhërie do ta quaja unë të përmendjes së shqiptarëve me përjashtim të epokës së Skënderbeut, për herë të dytë shqiptarët dalin në literaturën botërore vetëm nëpërmjet periudhës së Ali Pashës.
Dy janë vendet që Eduard Lear, udhëtari i famshëm britanik dhe piktori, i cili vinte në 1840 në Shqipëri dhe thoshte që do vizitojë Krujën e Skëndërbeut dhe Janinën e Ali Pashë Tepelenës. Pra kaq besoj se meriton që ai të jetë në vëmendjen e shqiptarëve dhe historiografisë së Shqipërisë”, pohoi Koçi në Dritare Tv./ J.H/dritare.net