Berisha e ftoi live për ballafaqim, i përgjigjet Rama: Ja kur do të takohemi bashkë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur shkurt ftesës së kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit i kërkoi të zhvillonin një debat televiziv, duke i dërguar një mesazh përmes analistit Lorenc Vangjeli.
“Hajde pesë minuta të të tregoj sa të vlen lëkura. Mos dërgo mesazhe të tilla. Ose bëhu burrë edhe përballu me Luçiano Boçin atje”, tha Berisha në studion e Opinion.
Ndërkohë, më vonë analisti Vangjeli tha se Rama i kishte shkruar një mesazh, ku i thoshte se Berishën e pret në një takim më 14 maj, për të nënkuptuar se “takimi” i tyre do te jetë rezultati që ata do të marrin në zgjedhjet lokale.
“Më shkruan Edi Rama, ju kërkon, ju pret në takim më 14 maj”, tha Lorenc Vangjeli.