“Berisha ka marrë huqet e Lulit”, Valteri: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Ish-deputeti Halit Valteri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, për të folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke folur për çështjen “McGonigal” dhe kërkesën e opozitës për të dalë në protestë, Valteri deklaroi se njerëzit nuk kanë pse të protestojnë për këtë arsye. Ai madje deklaro ise në rast se puthja e shumëpritur mes Luizit dhe Kiarës, në Big Brother të kishte ndodhur më 11 shkurt, datë kur Berisha ka thirrur protestë, askush nuk do dilte në shesh.

“Ka njerëz që e kanë shpresën te rikthimi i Sali Berishës, dhe sa herë që i gënjen Saliu, se ka marrë huqin e Lulit, se do ta rrëzojnë këtë radhë dhe lufta sa ka filluar, ngrihen për të rrëzuar Edi Ramën dhe me shpresën që PD t’u rregullojë jetën, gjë që është e drejta e tyre ta besojnë.

Të ngrihesh në protestë për çmimet e larta jam shumë dakord, të ngrihesh për miellin, sheqerin, naftën, trafikun, ujin që nuk të vjen i pastër, gropën që mund të kesh te lagjja të jap një milionë arsye që mund të ngrihesh por të ngrihesh në protestë për McGongial dhe Ramën që është një çështje imagjinare që ka ndodhur. Shqiptarët janë të zënë këto kohë duke parë Luizin. Po e shijojnë në maksimum Big Brother-in, një produksion i paparë dhe nuk kanë gen që të ndjekin fantazitë e Saliut. Po ta kishte puthur Kiara Luizin në datë 11 që është protesta të siguroj që asnjë nuk do kishte dalë, por nuk ka pasur informacion se nuk e lejon produksioni. Të siguroj që Saliu do ishte vetëm me 10 bodigardët e tij dhe atë grupin parlamentar. Na iku kot ajo puthja”- deklaroi Korreshi.

Back to top button