“I biejnë bilbilit, bllokojnë foltoren”… Sejamini: Opozitës i mungon imagjinata, peng i mentalitetit të vjetër!

Tensionet e sotme në Parlamenti shqiptare, analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN tv, i sheh në një prizëm tjetër.

Ai thotë se krahas diskutimeve të ditës së sotme, opozita zgjedh të përsëris vetveten dhe ne protestimet e tyre në parlament, zgjedhin të jenë të njëjtët duke ju munguar imagjinata duke i rënë bilbilit e bllokuar foltores, siç kanë bërë me vite të tëra.

Kemi parë që parlamenti i shërben kryeministrit, deputetet janë shërbëtor të kryeministrit, sekretar të bindur të tij. Janë një grup njerëzish që i shërbejnë kryeministrit pa asnjë lloj hezitimi dhe ndjesie për detyrën, veprojnë dhe ndihen si të tillë.

Vga ana tjetër, kemi një opozitë që ndeshet me hapësirë zero në Kuvend. Nuk i jepet as e drejta të bëjë pyetje. Opozitës i mungon imagjinata dhe përpjekja për të bërë diçka tjetër.

Bllokohet foltorja, fryhen bilbilët, edhe opozita ka mbetur peng i një mentalitet të vjetër. I mungon imagjinata.

Sot në kohën e rrjeteve sociale dhe teknologjisë, më duket se kjo që bëjnë nuk është mënyra më efikase.

Back to top button