Meta: Rama bëri gjithçka me amerikanët e tij, vodhi zgjedhjet e kapi opozitën, lekët i mori nga gjobitja e biznesmenëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Frontline” tha se kryeministri Edi Rama së bashku me amerikanët e tij ka bërë gjithçka për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e opozitës.

Sipas Metës pas 225 mijë dollarëve janë shumë biznesmenë që sipas tij janë gjobitur nga “banda e Ramës”.

“Edi Rama e ka bërë gjithçka me amerikanët e tij. Edhe vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e opozitës. Pas këtyre 225 mijë dollarë, janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës. Pronarë mediash, biznesmenë nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë.

Bente listën ky, ja çonte atyre. Thërrisnin emrin, i thonin hajde se kemi një mik dhe janë bërë disa takime në Tiranë, në Vjenë dhekudo”-tha Meta.

Back to top button