Tentativa e Vetevendosjes për të rihyrë në Shqipëri

Nga Ylli Pata

Kush e mban mend kohën e sherrit që shastisi deri edhe Merkelin e Makronin, e këtu dogji panelet e darkës, shikon se thuajse e njëjta skemë po rikthehet.

Por këtë radhë me aktorë të ndryshëm: në Prishtinë nuk është Ramushi kryeministër, por Albin Kurti. i cili, duket se po orienton një sulm politik ndaj Edi Ramës, duke i dhënë natyrisht ngjyrimin e kush është armiku apo vëllai i Vuçiçit në këtë rast.

Kur shikon hyrjën në fushë të disa personazhe politikisht irilevantë në Kosovë si Edita Tahiri, që njihet në Shqipëri vetëm si kundërshtare e Ramës, kuptohet se ka një lëvizje, më shumë se një mjedis.

Shkurt, në Kosovë: njerëzit që përfaqësojnë më fort Luftën e UÇK-së, e që sot janë në politikë, jo vetëm që nuk janë kritikë të Edi Ramës, por përkrahin qëndrimet e kryeministrit dhe Tiranës zyrtare në të gjitha nivelet.

Që nga përplasja me ambasadorin rus në OKB për pavarësin e Kosovës, e deri tek qëndrimet për një rol të rëndësishëm të NATO-s në ruajtjen e kufirit të veriut të Kosovës.

Nëse mjedis mund të merren përkrahësit mediatic të Albin Kurtit në Tiranë, Prishtinë apo në rrjete sociale, ku lëvizja populiste e kryeministrit të KOsovës ka pikat e saj të forta, atëherë është ok. Por ky nuk është mjedis, pasi lëviz me telekomandë.

Një shembull? Veton Surroi është një gazetar, publicist, drejtues mediash e politikan shumë i njohur në Kosovë. Zoti Surroi politikisht është afër Lëvizjes Vetëvendosje, madje u caktua edhe këshilltar i Albin Kurtit për dialogun me Serbinë. Zoti Surroi, në përgjithësi kohët e fundit ka qenë kritik me Edi Ramën, madje edhe ditët e fundit. Por nga ana tjetër, ai mbajti disa qëndrime që hapën mjaft polemika në Prishtinë. Kur tha me pak fjalë: ndërsa Serbia po nderon njerëzit e armatosur në Banjskë, njëjtë u bë në Kosovë, për grupin e armatosur të Kodrës së Trimave në Kumanovë, i cili luftoi me policinë e Maqedonisë në verën e vitit 2015.

Një qëndrim që thuajse copy paste u tha edhe nga Aleksandër Vuçiç në daljet e tij. E që realisht nuk se do të thotë ndonjë gjë, pasi konteksti, qëllimi, apo edhe ideja e nxjerrjes së këtij argumenti ka qenë krejt i ndryshëm. Por zotit Surroi nuk i tha kush “”Vëllai i Vuçiçit”, sepse nëse do ta bënte këtë, kjo do të dilte si nga network-u i snajperëve digjitalë të Vetëvendosjes në rrjet, ose nga mbështetës të tij mediatik. Meqë ra fjala, atëherë Edita Tahiri nuk foli fare.

Pra, kemi të bëjmë me një sulm me telekomandë. Me gjithë këto telashe që Albin Kurti ka me Serbinë, veriun e Kosovës, komunitetin ndërkombëtar, gjen kohën të merret me politikën në Tiranë. E nxori tani këtë kartë?

Zhvillimet tregojnë që jo! Para pak kohësh, ai shkoi në Maqedoninë e Veriut, i paftuar nga qeveria e atij vendi, e bëri fushatë për partitë shqiptare që janë kundërshtarë të Ali Ahmetit, Me të cilin doli në foton e famshme gjatë negociatave të Ohrit, ku firmosi marrëveshjen për planin franko-gjerman. E shtrëngoi duart me kryetarin e komunës së Tetovës, që u zgjodh pas mbështetjes së fortë të partisë së Nikolla Gruevskit.

Albin Kurti, kërkon ta sulmojë egër Ali Ahmetin në Shkup, Edi Ramën në Tiranë, për të marrë një rol politik në mjediset shqiptare jashtë Kosovës. Po pse? Çfarë i leverdis Albinit kjo lëvizje? Normalisht Vetëvendosje e pronoi në Tiranë, mund ta provojë edhe nesër, por nuk mund të bëhë hajër.

Në Maqedoninë e Veriut 3 vite më parë përkrahu hapër Zijadin Selën e sot e ka larguar nga politika. Duket se nuk se bëhet fjalë për një synim politik për të marrë qeverinë edhe në Tiranë edhe në Shkup, por për të goditur dy interlekutorë të rëndësishëm me faktorin ndërkombëtar siç është Edi Rama dhe Ali Ahmeti. Të cilët kanë bërë shumë punë me SHBA e BE.

Reforma në drejtësi në Shqipëri, por edhe shpëtimi i Maqedonisë nga kthetra e Rusisë në vitin 2017. Kurti e bën të gjithë këtë gugule për t’i thënë ndërkombëtarëve: mos telefoni Edi Ramën e Ali Ahmetin, por vetëm mua. Jam unë ai që bëj paqen dhe luftën në Kosovë. Edhe pse gjatë luftës Albini ishte kundër Marrëveshjes së Rambujesë…

Back to top button