“Zyra juaj ka spiunuar Lulin”, Rama i përgjigjet gazetarit: Nëse do kisha informacion, do ja kisha dhënë McGonigal

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nga zyra e tij nuk ka pasur asnjë spiunim për ish-kreun e PD Lulzim Basha në SHBA, siç pretendohet nga aktorë të ndryshëm politikë në Shqipëri, për lobimin e PD me para ruse.
Këtë pyetje kryeministrit ja ka bërë dhe gazetari e moderatori Ylli Rakipi, mirëpo Rama tregoi se për lobimin e PD me para ruse ishte njohur nga mediat.
Edi Rama: Nuk ka asnjë akuzë për mua apo Shqipërinë
Ylli Rakipi: Duket sikur ka një akuzë, që zyra juaj ka spiunuar Lulin në SHBA
Edi Rama: Po ua them shumë hapur, ne në këtë godinë nuk kemi pasur asnjë dokument që të mos ishte në media. Unë skandalin e parave ruse e kam marrë për herë të parë vesh nga BIRN. Nëse do të kisha ndonjë informacion tjetër për atë skandal, do ia kisha dhënë pa asnjë dyshim atij, apo kushdo që merret me atë punë në FBI.
Sepse ai është një skandal jo nga zyra ime, por i krijuar nga vetë ata që janë autorët e atij skandali. Nuk kemi pasur, kishim vetëm ato që u bënë publike nga Sorosi, siç u tha atëherë në media.