Arlind Qori: Albin Kurti, modeli im. S’do lejoj asnjë ndërtim në Tiranë, na zaptuan oborret

Kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, thotë se si kryebashkiak do të ndalonte të gjitha ndërtimet në qendër të Tiranës”
“Është më e rëndësishme të humbësh me nder se të fitosh në mënyrë të pandershme. Nuk do të jepja më leje për ndërtime në qendër të Tiranës.
Lejet do të jepeshin në periferi sipas një procedure rigoroze, ku askush nuk duhet të paguajë askënd për ta marrë. Nuk mund të lejojmë vullnetin e qytetarëve që kërkon ndryshim të ndryshohet nga le të themi 50 veta”.
Në emisionin “Arnautistan”, Qori tha se Albin Kurti ka qenë model për të:
“Është një nga aktivistët dhe lëvizja VV një nga burimet e mësimit politik”.
Ai bëri një krahasim me Tiranën e kohës kur ishte fëmijë me Tiranën e sotme:
“Nuk kam qytet tjetër veç Tiranës. Kam marrëdhënie afektive me të sepse është i vetmi qytet ku kam jetuar. Jam rritur në një lagje ku ka pasur oborr para pallatit.
Tani është bërë një fushë ku shiten makina. Luaja në fushat e qytetit Studenti, tani aty ka një pirg plehrash dhe një stacion autobusi.
Sot fëmijët detyrohesh ti çosh në një qendër tregtare. Kjo është arsyeja pse fëmijët e mi dhe ata të të tjerëve i kushtojnë aq kohë celularëve”.