Diskutime për 12 orë, Vuçiç flet për negociatat: Ka një lloj marrëveshje, duhet ende të bisedojmë për disa pika

Ka përfunduar pas 12 orësh takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç në Ohër.

Vuçiç ka folur për media duke thënë se ka një lloj marrëveshje dhe se gjithahstu ka edhe disa pika të tjera për të cilat do dikutohet.

“Ka një lloj marrëveshjeje. Jam i kënaqur, ka disa pika për të cilat do duhet të diskutojmë”, theksoi ai.

Pritet që shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell të japë më shumë detaje në lidhje me takimin, diskutimet dhe marrëveshjet që janë arritur në këtë takim.

Back to top button